Maple Bear Global Schools Ltd.

loading please wait...
Quality bilingual education
Excellence in Canadian education
Learning through exploration

PSE TË ZGJIDHNI MAPLE BEAR?

Në Maple Bear nxënësit bëhen:

KURIOZË: Të pasionuar pas njohurive dhe mësimit.

ME VETËBESIM: Thellësisht të vetëdijshëm për talentet dhe potencialin e tyre.

TË PAVARUR: Të përgatitur për të qenë të zotët e jetës së tyre dhe për të përcaktuar vetë rrugën dhe fatin që do të ndjekin.

ANALITIKË: Të aftë të mendojnë lirshëm dhe të formojnë bindjet e tyre.

FLEKSIBËL: Të aftë të përshtaten në një botë ku ndryshimi është e vetmja gjë konstante.

KRIJUES: Gjithmonë të motivuar dhe entuziastë për të pyetur “po sikur?”

TË PËRGATITUR: Me njohuri, aftësi dhe mjete të shekullit 21, të nevojshme për një performancë të jashtëzakonshme në universitet, në punë dhe në jetë, në vendin e tyre të lindjes ose jashtë vendit.

GLOBAL: Dygjuhësor dhe me njohuri kulturore për një të ardhme globale.

Pse të zgjedhim arsimin kanadez?

Sistemi arsimor i Kanadasë renditet vazhdimisht ndër më të mirët në botë.

Në vitin 2018, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) e renditi Kanadanë të parën në botën anglishtfolëse në shkencë, matematikë dhe lexim. Ashtu si në vitin 2012, 2015, dhe përsëri në vitin 2018, Kanadaja mbajti një performancë të mirë dhe tejkaloi vendet e tjera anglishtfolëse në të tre modalitet e vlerësimeve.

Sipas Programit të OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), Kanadaja renditet vazhdimisht më lart se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, shpeshherë me diferenca të konsiderueshme.

Në fakt, Kanadaja renditet më lart se sistemet në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar sepse OECD-ja mat sistemin e tërë vendit, dhe jo vetëm vendet e njohura me rezultate ekselente, të cilat nuk janë të aksesueshme nga të gjithë për shkak të pozicionit gjeografik ose kostove. Në sistemin e gjerë publik kanadez, çdo fëmijë ka akses në shkolla cilësore.

Kanadaja shkëlqen jo vetëm në studimet në gjuhën angleze, por është gjithashtu lider botëror në arsimin dygjuhësor.

Përfitimet e arsimit dygjuhësor

Arsimi dygjuhësor është përdorimi i dy gjuhëve të ndryshme në mësimin në klasë të përmbajtjes akademike. Në Maple Bear, nxënësit studiojnë të gjitha lëndët akademike ose në gjuhën e tyre amtare ose në Anglisht, në varësi të lëndës dhe nivelit të notave.

Nxënësit nuk mësojnë përmendësh fjalorin në një klasë në Maple Bear.

Ky është një ndryshim kryesor midis programeve të ofruara në Maple Bear dhe trajnimit ESL që jepet në shkolla të tjera që pretendojnë se ofrojnë një arsim dygjuhësor.

Për më tepër, në Maple Bear, nxënësit fillojnë të mësojnë anglisht në nivelin parashkollor duke përdorur një sistem të mësimit vetëm në anglisht, që ka në fokus nxënësit, bazuar në pedagogjinë arsimore kanadeze dhe praktikat më të mira.

Ka pasur shqetësime se mësimi i dy gjuhë në të njëjtën kohë vetëm i ngatërron nxënësit.

Për fat të mirë, janë bërë shumë studime, shumica nga kanadezë, që tregojnë se arsimi dygjuhësor jo vetëm që nuk i kufizon aftësitë e fëmijëve, por mund t’i ofrojë përfitime që nga foshnjëria deri në pleqëri.

Pra, cilat janë përfitimet e arsimit dygjuhësor për nxënësit e vegjël?

Si fillim, është shumë i dobishëm për zhvillimin e anglishtes, një synim që kanë shumë prej prindërve që kanë zgjedhur shkollën Maple Bear për fëmijët e tyre.

Nxënësit e vegjël kanë treguar gjithashtu:

  • përqendrim më të mirë, aftësi analitike dhe aftësi për të kryer shumë detyra;
  • mësojnë të lexojnë më shpejt sesa nxënësit njëgjuhësh;
  • mësojnë të lexojnë më shpejt sesa nxënësit njëgjuhësh;
  • kanë aftësinë të jetojnë jashtë vendit dhe të mësojnë gjuhë të tjera të huaja më vonë gjatë jetës;
  • shijojnë ekspozimin ndaj më shumë se një kulture që hap dritaret e një perspektive globale.

Studime të shumta kanë konfirmuar që të qenit dygjuhësh e bën një person më të zgjuar pasi ka një efekt të thellë në tru, duke përmirësuar aftësitë kognitive dhe duke përmirësuar kujtesën.

Nga ndryshon Maple Bear nga një shkollë ndërkombëtare?

Maple Bear është në përputhje me rregulloret lokale të arsimit, duke ofruar programe mësimore të artikuluara plotësisht lokalisht, së bashku me programin kanadez.

Kjo hap më shumë mundësi arsimore për nxënësit e Maple Bear: ata janë të përgatitur dhe të aftë të lëvizin lehtësisht midis sistemit kanadez të ofruar nga Maple Bear dhe sistemit të vendit të tyre dhe mund ta bëjnë këtë në çdo kohë gjatë viteve K-12.

Ata janë gjithashtu të përgatitur për të vazhduar një universitet brenda dhe jashtë vendit, cilindo të zgjedhin, dhe nuk janë të lidhur vetëm pas një sistemi.

Bear Care Kujdesi për foshnjat & Mësimi parashkollor

Kujdesi për Foshnjat dhe Mësimi parashkollor i Bear Care është një program Maple Bear për fëmijë nga mosha 6 javë deri në 24 muaj. Të gjitha programet me aktivitete në dy gjuhë në Maple Bear janë modeluar nga praktikat më të mira në arsimin aktual kanadez të fëmijërisë së hershme dhe Bear Care nuk përbën përjashtim. Programi Bear Care respekton që të gjithë foshnjat janë nxënës kompetentë dhe është krijuar për të edukuar të gjithë fëmijën në të gjitha aspektet: fizike, kognitive, emocionale dhe shoqërore. Në Bear Care, foshnjat vendosen në qendër të kurrikulës dhe inkurajohen të luajnë, eksplorojnë, zbulojnë dhe praktikojnë në mënyra që i përshtaten më miri aftësive dhe interesave të tyre individuale, me një orar që është i organizuar për të përmbushur nevojat e tyre individuale. Programi Bear Care njeh rëndësinë e familjes dhe i jep përparësi komunikimit të përditshëm midis prindërve dhe mësuesve.

Zhvillimi i lidhjeve të forta pozitive midis foshnjave dhe “Edukatorëve” të Bear Care, të cilët janë të rritur trajnuar thellësisht për kujdesin e foshnjave në programin Bear Care, është thelbi i programit. Ky fokus lejon foshnjat të zhvillojnë qëndrime pozitive dhe të shëndetshme për një mjedis jashtë shtëpisë së tyre. Mjedisi i ngrohtë, mikpritës dhe ushqyes i programit Bear Care është krijuar për të mbajtur të sigurt foshnjën, ndërsa lejon eksplorimin dhe zbulimin.

Hapësira dhe vendet kanë lodra dhe orendi të përshtatshme për zhvillim që do të akomodojnë nevojat e të porsalindurve, foshnjave që ecin me duar dhe këmbë, atyre që ecin dhe atyre që sapo kanë filluar të ecin. Foshnjat në Bear Care janë gjithmonë duke mësuar.

Cilësia garantohet në të gjitha shkollat ​​e Maple Bear.

Shkollat ​​e Maple Bear ka avantazhet e një staf akademik të dalluar me trajnerë kanadezë, hartuesve të kurrikulës dhe personelit të garantimit të cilësisë.

Programi Maple Bear është një kurrikul e gjallë, që merr frymë e përditësohet vazhdimisht.Ne kemi një staf të madh akademik me mësues dhe administratorë të arsimit me përvojë, të cilëve i drejtohemi për të zhvilluar kurrikulat e reja, materialet dhe metodologjitë e reja të trajnimit dhe politikat e shkollës.Ne ndërmarrim vlerësime periodike të nxënësve në shkolla për të krahasuar performancën e tyre.

Maple Bear ofron trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale për mësuesit. Trajnerë nga stafi akademik i Maple Bear këshillojnë mësuesit dhe i njohin ata me pedagogjitë dhe strategjitë më të fundit mësimdhënëse. Ne gjithashtu kemi partneritete me Departamentin e Arsimit të Provincës Manitoba, si dhe me Universitetin e Winnipeg ku mësuesit e Maple Bear mund të bëjnë kurse deri në marrjen e një diplome Master në Arsim.

Çdo shkollë e Maple Bear i nënshtrohet një kontrolli vjetor që mbulon gjithçka, nga pajisjet e sigurisë deri te performanca e klasave. Ne rishikojmë dhe përditësojmë programin tonë mësimor rregullisht dhe duke u bazuar në përvojën e stafit trajnues në shkolla, për të pasqyruar zhvillimet më të fundit në fushën e arsimit dhe ndryshimet në rregulloret dhe kërkesat lokale.

Të gjitha shkollat ​​e Maple Bear kanë ambiente të pastra, të sigurta dhe raporti mes numrit të nxënësve dhe mësuesve është i ulët. Qëllimi ynë është të krijojmë shkolla cilësore që do të sigurojnë një përvojë të shkëlqyeshme arsimore për nxënësit për brezat që do të vijnë.

PROGRAMI I MAPLE BEAR

PARIMET E FONDACIONIT

Të gjitha udhëzimet në shkollën fillore Maple Bear ndjekin parimet arsimore, të cilat e kanë bërë praktikën kanadeze kaq të suksesshme:

Rezultatet janë të përcaktuara: Mësimi synon të arrijë rezultate shumë specifike të të nxënit.

Zbatohen standardet kanadeze të performancës: Standardet kanadeze të performancës përcaktojnë rezultatet e të nxënit. Nxënësit në Maple Bear pritet të arrijnë nivele performance të ngjashme me kanadezët.

Zhvillimi i kurrikulës për lëndët në gjuhën angleze bëhet në Kanada nga ekspertë kanadezë.

Strategjitë e mësimdhënies zbatohen në stilin kanadez: Strategjitë mësimore kanadeze inkurajojnë pavarësinë e nxënësve, me aftësi të forta në shkrim-lexim, mendim të nivelit më të lartë dhe zgjidhjen e problemeve.

Një grup i sofistikuar i burimeve të të mësuarit përdoren: Burimet e të mësuarit përfshijnë libra, materiale të prekshme, materiale vizuale, media elektronike dhe teknologji kompjuterike.

Vlerësimi i mësimnxënies së nxënësve bazohet në standardet kanadeze: Në të gjitha rastet, programimi kanadez tejkalon kërkesat e autoriteteve lokale të arsimit fillor në secilin vend.

Bear Care Infant Care & Early Learning

Bear Care Infant Care & Early Learning is a Maple Bear program for children from 6 weeks to 24 months of age. All Maple Bear bilingual, immersion programs are modelled upon best practices in current Canadian early childhood education and Bear Care is no exception.

The Bear Care program respects that all infants are competent learners, and it is designed to educate the whole child – physically, cognitively, emotionally and socially. At Bear Care infants are placed at the centre of the curriculum, and encouraged to play, explore, discover and practice in ways that best fit their individual emerging abilities, interests and skills, with a schedule that is organized to meet their individual needs.

The Bear Care program recognizes the importance of the family and prioritizes daily communications between parents and teachers. Developing strong positive attachments between infants and the Bear Care “Educarer”, the highly trained caregiving adults who look after the infants in the Bear Care program, is at the heart of the program. This focus allows the infants to develop positive and healthy attitudes to a setting outside of their home.

The Bear Care program’s warm, welcoming and nurturing learning environment is designed to keep the infant safe while allowing for exploration and discovery. Spaces and places have developmentally appropriate toys and furnishings that will accommodate the needs of newborns, crawlers, walkers and almost-walkers. Bear Care infants are always learning.

KURRIKULA BËRTHAMË PARASHKOLLORE

Çdo fëmijë meriton fillimin më të mirë të mundshëm në jetë dhe mbështetjen që u mundëson atyre të arrijnë potencialin e tyre. Fëmijët zhvillohen shpejt në vitet e para dhe përvojat e një fëmije nga lindja në moshën pesë vjeçare kanë një ndikim të madh në mundësitë e tyre në të ardhmen. Maple Bear vendos standarde të larta për të siguruar përgatitjen e fëmijëve për shkollën fillore. Maple Bear u ofron fëmijëve një gamë të gjerë njohurish dhe aftësish, që sigurojnë bazën e duhur për ecuri të mirë në shkollë dhe jetë.

Arte në gjuhën angleze

Deri në vitin e fundit të kopshtit fëmijët do të kenë mësuar të komunikojnë në mënyrë efektive në anglisht duke dëgjuar dhe folur, do të kenë një kuptim të plotë të simboleve alfabetike, do të jenë në gjendje të lexojnë tekste bazë në anglisht, do të jenë në gjendje të përdorin strategji fonetike për t’iu qasur fjalëve të reja, do të jenë të aftë të përdorin strategji shkrimi të përshtatshme për fillestarët, dhe së fundmi, do të jenë në gjendje të përdorin dhe t’u përgjigjen mediave.

Zhvillimi Personal dhe Social

Fëmijët do të mësojnë të ndajnë, të respektojnë të tjerët, të dëgjojnë dhe të kuptojnë se njerëzit kanë talente dhe funksione të ndryshme në shoqëri.

Shkencë dhe Teknologji

Fëmijët do të tregojnë kuriozitet për botën natyrore, do të tregojnë njohuri për karakteristikat e materialeve të zakonshme, do të identifikojnë ciklet në natyrë duke përdorur teknikat e vëzhgimit dhe do të punojnë me të tjerët në përdorimin e kompjuterit në të gjitha aspektet e studimeve të tyre.

Aktivitete krijuese

Fëmijët do të kuptojnë ngjyrat, format dhe përdorimin e mediave për të shprehur ide. Ata do të jenë në gjendje të përshkruajnë përgjigje ndaj muzikës, artit, dramës dhe vallëzimit.

Aftësi fizike dhe mirëqenia

Fëmijët do të zhvillojnë aftësi fizike (si ekuilibri dhe fleksibiliteti), vetëdije për rregullat e shëndetit dhe sigurisë, të kuptuarit ndaj konceptit të ndarjes së gjërave së bashku, përdorimit me radhë, bashkëpunimit dhe sjelljes së pranueshme shoqërore.

Matematika

Fëmijët do të mësojnë të zgjidhin problemet. Ata do të mësojnë për modelet e ngjashme në mjedis, konceptet e numrave, krahasimet, bashkësitë, veprimet themelore (p.sh. mbledhja dhe zbritja), objektet 2-D dhe 3-D, grafikët e thjeshtë, matjet themelore, vlerësimin dhe probabilitetin bazë.

Zhvillimi dhe përvetësimi i gjuhës

Fëmijët hyjnë në Shkollën Maple Bear me disa njohuri bazë në gjuhën amtare. Gjatë mësimit të gjuhës së tyre të parë, fëmijët kalojnë nëpër disa faza sipas një rendi të parashikueshëm: të dëgjuarit, të kuptuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Fazat e njëpasnjëshme fillojnë ndërsa fazat paraardhëse janë ende në zhvillim. Kur fëmijët në Maple Bear mësojnë anglisht si gjuhë të re, zhvillimi i tyre në anglisht vazhdon nëpër të njëjtat faza në të njëjtën sekuencë si në mësimin e gjuhës amtare. Kërkimet tregojnë se mësimi i dy gjuhëve në moshë të hershme ofron përparësi gjuhësore dhe kognitive. Metodologjia e zhvillimit të të gjithë aktiviteteve në dy gjuhë përdoret në shkollat ​​e Maple Bear për të zhvilluar aftësitë në anglisht.

Kjo do të thotë që fëmijët mësojnë të dëgjojnë, flasin, lexojnë dhe shkruajnë në anglisht duke i rrethuar me biseda dhe udhëzime në anglisht. Fëmijët mësojnë në anglisht që nga dita e parë e shkollës.  Shkrimi-leximi, i cili përfshin të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, është një nga qëllimet më të rëndësishme të programit Maple Bear.

KURRIKULA MËSIMORE E FILLORES DHE SË MESMES SË ULËT

Maple Bear ka zhvilluar një kurrikul të shkëlqyer, praktike dhe të përshtatshme për filloren në çdo lëndë, në bazë të qasjes shumë të suksesshme kanadeze për të mësuarin dhe udhëzimin. Maple Bear inkurajon zhvillimin e aftësive themelore të fëmijës në shkrim e këndim, numërim, shkencë, teknologji, analizë, zgjidhje të problemeve, përpunim informacioni dhe informatikë. Aftësitë e të menduarit kritik dhe krijues promovohen dhe inkurajohen në mënyrë që fëmijët të jenë të suksesshëm në botën e sotme. Programi i fillores është krijuar për të edukuar fëmijën në tërësi: në aspektin fizik, intelektual, emocional dhe shoqëror.

Programet e fillores dhe të mesmes së ulët në Maple Bear kanë kërkesë prej së paku 50% mësim në anglisht. Pjesa e mbetur e programit zhvillohet në gjuhën amtare.Lëndët e mësuara në anglisht përfshijnë gjuhën angleze, arte, matematikë dhe shkencë.Udhëzimet në gjuhën amtare, histori, gjeografi, edukim fizik, arte dhe lëndë të tjera zhvillohen në gjuhën amtare të nxënësve.

Arte në gjuhën angleze

Në të gjitha klasat, fokusi është marrja e aftësive gjuhësore dhe në shkrim-lexim përmes të dëgjuarit, të folurit, leximit dhe shkrimit. Nxënësit mësojnë të lexojnë dhe prodhojnë një gamë të gjerë tekstesh, duke përfshirë media, shkëmbyese (letra, email, etj.), dhe tekste të nivelit të tretë. Niveli i sofistikimit rritet me kalimin e klasave ndër vite. Të gjitha klasat duhet të jenë mjedise të që ofrojnë pasuri në shkrim e lexim.

Matematika

Temat e kuptimit të numrat dhe numërimit, matja, gjeometria dhe kuptimi hapësinor, modelimi dhe algjebra, menaxhimi i të dhënave dhe probabiliteti, zhvillohen me rritjen e kompleksitetit në secilin nivel të klasave. Programi thekson zgjidhjen e problemeve, kuptimin e koncepteve, zbatimin e procedurave dhe komunikimin në lidhje me matematikën.

Shkenca

Programi shkencor thekson kërkimin dhe përdorimin e metodave shkencore në lëndët shkencore. Në secilën klasë, mësohen tema gjithnjë e më komplekse nga fushat e biologjisë, fizikës, kimisë dhe shkencës së mjedisit. Theksi vihet më shumë te eksperimentimi dhe zbatimi, sesa te mbajtja mend.

PROGRAMI I SHKOLLËS SË MESME TË LARTË

Programi i së mesmes së ulët të Mable Bear pasqyron studimet aktuale në arsimin e adoleshentëve. Sfida është lehtësimi i të mësuarit duke respektuar fazat unike të zhvillimit dhe karakteristikat e adoleshentëve të rinj. Prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës luajnë role kritike në arsimimin e nxënësve në të mesmen e ulët.

Programi i Shkollës së Mesme të Lartë të Maple Bear ofron një kombinim të lëndëve të kërkuara në vend, të dhëna në gjuhën lokale dhe një numër lëndësh zyrtare nga Provinca Manitoba, në Kanada, të dhëna në anglisht ose frëngjisht. Programi i Shkollës së Mesme të Lartë të Maple Bear ofron një kombinim të lëndëve të kërkuara në vend, të dhëna në gjuhën lokale dhe një numër lëndësh zyrtare nga Provinca Manitoba, në Kanada, të dhëna në anglisht ose frëngjisht.

Provinca Manitoba, në Kanada dhe Shkollat ​​Globale të Maple Bear kanë një marrëveshje që lejon Maple Bear të ofrojë një numër specifik lëndësh zyrtare të kryera në Manitoba si kredite.

Hollësitë e programit të Shkollës së Mesme të Lartë janë përshtatur për secilin vend pritës. Për shembull, në disa vende shkolla e mesme e lartë përfshin klasat 9-12. Në secilin rast, Maple Bear punon brenda rregullores lokale për të hartuar një program të shkollës së mesme të lartë i cili siguron diplomimin në kolegjet dhe universitetet lokale, si dhe përgatitje të fortë për pranim në universitete kanadeze ose universitete të tjera ndërkombëtare.

Lëndët lokale mësohen nga mësues të kualifikuar në vend. Lëndët zyrtare kanadeze mësohen nga mësues kanadezë të certifikuar. Të gjithë mësuesit e Shkollës së Mesme të Lartë të Maple Bear trajnohen nga Maple Bear për të siguruar që strategjitë e mësimdhënies në të gjitha lëndët të plotësojnë standardet kanadeze.