Maple Bear Global Schools Ltd.

loading please wait...
Arsim cilësor dygjuhësh

Mirësevini te

MAPLE BEAR për Evropën Qendrore dhe Lindore

Maple Bear sjell përvojën më të mirë Kanadeze në arsimin dygjuhësh në të gjithë botën, duke ofruar arsim me cilësi të lartë për t'i përgatitur nxënësit të jenë të suksesshëm në jetë.

LEXO MË SHUMË PËR MAPLE BEAR

HISTORIA JONË

Ideja për të zhvilluar shkollat kanadeze Maple Bear lindi si rezultat i punës së Rrjetit Kanadez të Qendrave të Arsimimit (CECN), një organizatë jofitimprurëse e mbështetur nga Qeveria e Kanadasë dhe Fondacioni i Azisë së Paqësorit i Kanadasë.

ARSIMI KANADEZ

Sistemi arsimor i Kanadasë renditet vazhdimisht ndër më të mirët në botë.
Në vitin 2015, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) e renditi Kanadanë të parën në botën anglishtfolëse në shkencë, matematikë dhe lexim.

ZOTËRUES I NJË SHKOLLE

Kërkesa për arsim dygjuhësh me cilësi të lartë, po rritet globalisht pasi gjithnjë e më shumë prindër po arrijnë mjetet ekonomike për t'i dhënë fëmijëve të tyre një hap përpara në jetë.
Mësuesit dhe sipërmarrësit në të gjithë botën po zgjedhin të përmbushin këtë kërkesë duke investuar në një shkollë Maple Bear për metodologjinë kanadeze të klasit botëror dhe për shkak të reputacionit ndërkombëtar të arsimit dygjuhësh Kanadez.

KURRIKULA & METODOLOGJIA

Programi mësimor i Maple Bear është hartuar nga ekipi ynë i ekspertëve arsimorë kanadezë dhe përditësohet vazhdimisht me praktikat më të reja arsimore kanadeze. Në nivelin parashkollor, Maple Bear sjell një sistem të të mësuarit vetëm në anglisht me fokus nxënësit, bazuar në pedagogjinë arsimore kanadeze dhe praktikat më të mira. Në nivelet e shkollës fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë ne ofrojmë një program dygjuhësor që siguron që nxënësit të mund të vazhdojnë studimet e tyre në vendin e tyre ose jashtë vendit.

Kujdesi për foshnjat & Mësimi parashkollor

Kujdesi për Foshnjat dhe Mësimi parashkollor i Bear Care është një program Maple Bear për fëmijë nga mosha 6 javë deri në 24 muaj. Të gjitha programet me aktivitete në dy gjuhë në Maple Bear janë modeluar nga praktikat më të mira në arsimin aktual kanadez të fëmijërisë së hershme dhe Bear Care nuk përbën përjashtim.

PARASHKOLLORËT

Çdo fëmijë meriton fillimin më të mirë të mundshëm në jetë dhe mbështetjen që u mundëson atyre të arrijnë potencialin e tyre. Fëmijët zhvillohen shpejt në vitet e para dhe përvojat e një fëmije nga lindja në moshën pesë vjeçare kanë një ndikim të madh në mundësitë e tyre në të ardhmen. Maple Bear vendos standarde të larta për të siguruar përgatitjen e fëmijëve për shkollën fillore.

FILLORJA

Maple Bear ka zhvilluar një kurrikul të shkëlqyer, praktike dhe të përshtatshme për filloren në çdo lëndë, në bazë të qasjes shumë të suksesshme kanadeze për të mësuarin dhe udhëzimin. Programi i fillores është krijuar për të edukuar fëmijën në tërësi - në aspektin fizik, intelektual, emocional dhe shoqëror.

E MESMJA E ULËT

Programi i së mesmes së ulët të Maple Bear pasqyron studimet aktuale në arsimin e adoleshentëve. Sfida është lehtësimi i të mësuarit duke respektuar fazat unike të zhvillimit dhe karakteristikat e adoleshentëve të rinj. Prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës luajnë role kritike në arsimimin e nxënësve në të mesmen e ulët.

35+ VENDE TË NDRYSHME
  560+ SHKOLLA NË TË GJITHË BOTËN
  50000+ NXËNËS NË TË GJITHË BOTËN

RRJETI GLOBAL I MAPLE BEAR

GJEJ NJË VENDNDODHJE
This error message is only visible to WordPress admins

Error: No connected account.

Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.